Krime të reja të koalicionit amerikan në Raka të Sirisë
Qershor 16, 2017 16:22 Europe/Tirane
Avionët luftarakë të koalicionit amerikan përsëri kanë bombarduar rajone të banuara në qytetin Raka të Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, televizioni shtetëror sirian të premten ka njoftuar për vrasjen e disa banorëve të qytetit Raka nga bombardimet e avionëve luftarakë të koalicionit amerikan. Sipas këtij raporti, avionët amerikanë duke bombarduar lagjen Al Bejatere dhe xhaminë Al Xherakese në qytetin Raka, kanë vrarë disa qytetarë sirianë. Ditë më parë, koalicioni ndërkombëtar në sulmet në Raka të Sirisë ka përdorur armë të ndaluara sipas të drejtës ndërkombëtare, ku nga këto sulme kanë pësuar qindra civilë sirianë.
Tags