ISIS mban mijëra civilë si mburoja njerëzore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53328-isis_mban_mijëra_civilë_si_mburoja_njerëzore
Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) thotë se anëtarët e grupit terrorist ISIS po mbajnë më shumë se 100,000 civilë irakianë si mburoja njerëzore në qytetin e vjetër të Mosulit perëndimor, ndërsa forcat qeveritare po luftojnë për t'i përzënë ekstremistët nga vendet e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2017 19:22 Europe/Tirane
  • ISIS mban mijëra civilë si mburoja njerëzore

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) thotë se anëtarët e grupit terrorist ISIS po mbajnë më shumë se 100,000 civilë irakianë si mburoja njerëzore në qytetin e vjetër të Mosulit perëndimor, ndërsa forcat qeveritare po luftojnë për t'i përzënë ekstremistët nga vendet e tyre.

 "Më shumë se 100,000 civilë po mbahen ende në qytetin e vjetër. Ne e dimë se ISIS i zhvendosi ata pasi u larguan nga vendet ku luftimet po ndodhnin. Këta civilë mbahen në parim si mburoja njerëzore në qytetin e vjetër", u tha gazetarëve në qytetin zviceran të Gjenevës të premten, përfaqësuesi i UNHCR në Irak, Bruno Geddo. Ai shtoi se praktikisht nuk ka ushqim, ujë, energji elektrike dhe lëndë djegëse në zonë, dhe civilët "po jetojnë në një situatë gjithnjë e më të përkeqësuar".