Arabia Saudite, vuan nga imagjinata e një vendi të madh
(last modified Sat, 17 Jun 2017 17:54:59 GMT )
Qershor 17, 2017 19:54 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite, vuan nga imagjinata e një vendi të madh

Një prej analistëve të botës arabe thotë se Arabia Saudite po vuan nga imagjinata e parashikimeve për një vend të madh, gjë e cila do të bëhet shkak për distancimin e këtij vendi nga bota Islame dhe arabe.

Abdul’kasem në një artikull shkruar për agjencinë Rai Today, thotë: Arabia Saudite me politikat e saj ka treguar se është një vend luftënxitës dhe problematik dhe se nuk mund të arrijë qëllimet e saj. Gjëja më e rëndë që bën regjimi Al Saud është se grupet e rezistencës i quan terroristë në një kohë kur disa shtete arabe janë shtetet më të këqija dhe më të tmerrshme. Arabia Saudite prej mëse 2 vitesh lufton me popullin e varfër të Jemenit dhe veten e ka futur në një luftë çnjerëzore. Ajo tani ka krijuar një aleancë kundër Katarit dhe këtij vendi i ka vendosur embargo nga toka, ajri dhe deti. Arabia Saudite krijon armiqësi me çdo vend që  kërkon të veprojë i pavarur dhe sot ajo me embargon e vendosur kundër Katarit synon ta detyrojë këtë vend që të dorëzohet dhe të bindet. Ky analist i botës arabe pasi vuri në dukje mbështetjet e Katarit dhe Arabisë Saudite për grupet terroriste thotë: Katari duke marrë pjesë në sulmin kundër Jemenit ka kryer krime të shumta dhe ky vend nuk mund të falet për gjakun e derdhur të jemenasve.

Tags