Nga sulmet e Sepahut vritet një komandant i ISIS
Burime nga beteja e luftës në Siri kanë njoftuar për vrasjen e një komandanti të grupit terrorist ISIS nga sulmet raketore të Gardës Revolucionare të Iranit në Dejrul Zur të Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar burime nga beteja e luftës, një komandant i lartë i ISIS me emrin Saed Al Husejni, i njohur me nofkën “Abu Saed” me shtetësi saudite, është vrarë në sulmet raketore të Sepahut. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka goditur me raketa selinë qendrore të grupit terrorist ISIS në Dejrul Zur të Sirisë . GardaRevolucionare e Iranit njoftoi të dielën se raketat tokë-tokë me rreze të mesme veprimi u nisën nga provincat perëndimore Kermanshah dhe Kurdistan në përgjigje të sulmeve terroriste të fundit të ISIS-it në Teheran, të cilat vranë 18 vetë dhe plagosën 50 të tjerë.