OKB e shqetësuar për shtimin e tensioneve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53574-okb_e_shqetësuar_për_shtimin_e_tensioneve_në_siri
OKB ka shprehur shqetësime për shtimin e tensioneve në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 20, 2017 03:59 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar për shtimin e tensioneve në Siri

OKB ka shprehur shqetësime për shtimin e tensioneve në Siri.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se pasi Amerika ka rrëzuar një avion luftarak të Sirisë në lindje të këtij vendi, Stephane du Jarric, zëdhënësi i OKB, deklaroi se kjo Organizatë është e shqetësuar shumë nga shtimi i tensioneve mes Uashingtonit dhe Damaskut. Zëdhënësi i OKB tha: "Sipas mendimit tonë, nëse nuk vendoset një lidhje e fortë mes luftës kundër ISIS dhe grupeve të tjera terroriste dhe përpjekjeve për gjetjen e një rrugëzgjidhje politike për t'i dhënë fund konfliktit 6 vjeçar në Siri, ekziston mundësia që rreziqe të tilla të shtohen vazhdimisht". Vlen të theksohet se para zhvillimit të negociatave të Gjenevës për paqe në Siri më 10 korrik, KS i OKB javën e ardhshme do ta shqyrtojë krizën në këtë vend.