Terroristët e ISIS sulmojnë me predha civilët sirianë
Nga sulmet me predha të terroristëve të ISIS të kryera në Dejr Al-Zur, Homs dhe Damask, janë vrarë të paktën tre civilë sirianë dhe janë plagosur 12 të tjerë.
Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se terroristët takfiristë të ISIS kanë hedhur disa predha në rajonin Al-Kasur në rrethinën e qytetit Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë dhe kanë vrarë dy civilë dhe kanë plagosur tetë civilë të tjerë. Fshati Al-Masudije 8o km në lindje të Homsit në perëndim të Sirisë, gjithashtu është sulmuar me predha nga terroristët e ISIS dhe është vrarë një civil sirian. Ndërkohë, selia komanduese e policisë së Damaskut, terroristët takfiristë të ISIS kanë sulmuar me predha edhe rajonet Al-Abasijin dhe Kafar Suse dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur 4 civilë sirianë