Kryeministri irakian udhëton në Kuvajt
Qershor 22, 2017 03:49 Europe/Tirane
Kryeministri irakian ka zhvilluar një takim me homologun e tij kuvajtian, ku ka diskutuar në lidhje me marrëdhëniet midis dy vendeve dhe zhvillimet në rajon.
Hediar Ebadi, kryeministër i Irakut, të mërkurën është takuar me Sheikh Xhaber Al Mobarek Al Ahmed Al Sabah, kryeministër i Kuvajtit dhe gjatë këtij takimi të dyja palët janë dakorduar për nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Ebadi po ashtu është takuar edhe me ministrin e brendshëm të Kuvajtit. Shqyrtimi i krizës midis Katarit dhe disa vendeve arabe të gjirit Persik, ka qenë një nga temat kryesore që është trajtuar në takimet e z. Ebadi me zyrtarët kuvajtian.