Ushtria siriane vazhdon avancimet në perëndim të këtij vendi
Ushtria dhe forcat e rezistencës kanë çliruar dhe marrë nën kontroll disa rajone të tjera në lindje të provincës Homs në perëndim të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se forcat e ushtrisë siriane në vazhdim të avancimeve të tyre në lindje të provincës Homs, kanë marrë nën kontroll zonën e gazit Arak në afërsi të fshatit Arak dhe lartësitë e këtij rajoni. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të ISIS dhe janë shkatërruar armatimi dhe municionet e tyre. Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu kanë neutralizuar përpjekjet e terroristëve për të depërtuar në rajonet e çliruara në veri dhe në lindje të provincës Homs. Gjatë këtyre luftimeve, gjithashtu janë vrarë shumë terroristë. Nga ana tjetër, forcat siriane në bashkëpunim me forcat e rezistencës popullore kanë neutralizuar një sulm të terroristëve të Frontit Nusra në rajonin Tel Ahmer në jugperëndim të Damaskut.