Ushtria siriane vazhdon avancimet në perëndim të këtij vendi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53850-ushtria_siriane_vazhdon_avancimet_në_perëndim_të_këtij_vendi
Ushtria dhe forcat e rezistencës kanë çliruar dhe marrë nën kontroll disa rajone të tjera në lindje të provincës Homs në perëndim të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2017 06:46 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vazhdon avancimet në perëndim të këtij vendi

Ushtria dhe forcat e rezistencës kanë çliruar dhe marrë nën kontroll disa rajone të tjera në lindje të provincës Homs në perëndim të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se forcat e ushtrisë siriane në vazhdim të avancimeve të tyre në lindje të provincës Homs, kanë marrë nën kontroll zonën e gazit Arak në afërsi të fshatit Arak dhe lartësitë e këtij rajoni. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të ISIS dhe janë shkatërruar armatimi dhe municionet e tyre. Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu kanë neutralizuar përpjekjet e terroristëve për të depërtuar në rajonet e çliruara në veri dhe në lindje të provincës Homs. Gjatë këtyre luftimeve, gjithashtu janë vrarë shumë terroristë.  Nga ana tjetër, forcat siriane në bashkëpunim me forcat e rezistencës popullore kanë neutralizuar një sulm të terroristëve të Frontit Nusra në rajonin Tel Ahmer në jugperëndim të Damaskut.