Hezbullahu i Libanit dënon përpjekjet për të sulmuar Mesxhidul-Haramin
Lëvizja e Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) lëshoi një deklaratë në të cilën dënoi ashpër përpjekjet për të sulmuar Mesxhidul-Haramin në Meke nga grupet takfiriste dhe terroriste.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Hezbullahu i Libanit në këtë deklaratë, theksoi se përpjekjet për të sulmuar Mesxhidul-Haramin në Meke gjatë muajit të Ramazanit, tregojnë se idetë kriminele të grupeve takfiriste dhe terroriste nuk kanë kufi. Në këtë deklaratë thuhet: "Grupet terroriste nuk tregojnë kurrfarë vlere për trashëgiminë njerëzore dhe për simbolet e shenjta fetare dhe krimet e tmerrshme të tyre të cilat kryen në bazë të fetvave përçarëse dhe devijuese, përfshinë të gjitha racat dhe besimet". Hezbullahu i Libanit në këtë deklaratë, gjithashtu, kërkoi nga mendimtarët dhe dijetarët që të mos heshtim përball ideve dhe mendimeve të devijuara takfiriste dhe terroriste dhe të dënojnë këto krime.