Bahrejnasit protestojnë kundër regjimit Al Khalifa
Bahrjenasit sot kanë protestuar në Manam, për të mbështetur klerikun e njohur shiit Shejh Isa Kasem.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, disa muaj pas vendimit të regjimit Al Khalifa të Bahrejnit për t'i hequr nënshtetësinë Shejkh Isa Kasem, myslimanët shiitë të Bahrejnit sot pas namazit të xhumasë kanë protetsuar përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem në Manama kundër këtij vendimi të regjimit Al Khalifa të Baherejnit. Populli i Bahrejnit gjithashtu përpara shtëpisë së Isa Kasem kanë falur edhe namazin e xhumasë në mënyrë kolektive. Bahrejnasit duke hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa, kanë kërkuar anulimin e vendimit për heqjen e nënshtetësisë së Shejkh Isa Kasem dhe ndërprerjen e gjykimit të tij. Bahrejni që nga viti 2011, është përfshirë nga protestat e gjera qytetare kundër regjimit Al Khalifa.