Regjimi sionist pohon forcën e Hezbullahut të Libani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55040-regjimi_sionist_pohon_forcën_e_hezbullahut_të_libani
Burimet e regjimit sionist kanë pohuar se zbatimi i planit për ndërtimin e murit në kufijtë e Palestinës së pushtuar me Libanin nuk mund të pengojë depërtimin e forcave të Rezistencës Islamike të Libanit brenda në territorin e kolonive sioniste.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2017 10:49 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist pohon forcën e Hezbullahut të Libani

Burimet e regjimit sionist kanë pohuar se zbatimi i planit për ndërtimin e murit në kufijtë e Palestinës së pushtuar me Libanin nuk mund të pengojë depërtimin e forcave të Rezistencës Islamike të Libanit brenda në territorin e kolonive sioniste.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se televizioni shtetëror i regjimit sionist ka deklaruar se ndërtimi i murit në kufijtë mes Palestinës së pushtuar dhe Libanit mund të vonojë depërtimin e forcave të Hezbullahut në Palestinën e pushtuar, mirëpo duke marrë parasysh rolin e Hezbullahut në Siri, forcat e rezistencës kanë fituar eksperiencë dhe vetëbesim të lartë, prandaj ndërtimi i këtij muri nuk mund të pengojë një sulm të mundshëm të forcave të Hezbullahut kundër kolonive sioniste në veri të Palestinës së pushtuar. Shqetësimi i madh i autoriteteve të regjimit sionist është bërë shkak që forcat e sigurisë së këtij regjimi të vendosin masa speciale në zonat kufitare me Libanit dhe një prej këtyre masave, është ndërtimi i një muri betoni në kufi me Libanin.