Aktivisti i shquar bahrejnas dënohet me 2 vite burgim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55130-aktivisti_i_shquar_bahrejnas_dënohet_me_2_vite_burgim
Një gjykatë e Bahrejnit e ka dënuar me dy vjet burg aktivistin e shquar të të drejtave të njeriut Nabi Rexheb, ndërsa regjimi Al Khalifa vazhdon goditjen e opozitarëve në Bahrejn.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2017 15:33 Europe/Tirane
  • Aktivisti i shquar bahrejnas dënohet me 2 vite burgim

Një gjykatë e Bahrejnit e ka dënuar me dy vjet burg aktivistin e shquar të të drejtave të njeriut Nabi Rexheb, ndërsa regjimi Al Khalifa vazhdon goditjen e opozitarëve në Bahrejn.

 Prokurori i përgjithshëm i Bahrejnit, Mohamed Salah, tha të hënën se Gjykata e Ulët e Krimit e ka dënuar kryetarin 52-vjeçar të Qendrës Bahrejnase për të Drejtat e Njeriut (BCHR) për "shpërndarjen e lajmeve, deklaratave dhe thashethemeve të rreme që do të minonin prestigjin dhe statusin e mbretërisë bahrejnase". Salah shtoi se gjykata urdhëroi që Rexheb të rikthehej në paraburgim. Vendimi, që burimi tha se mund të apelohet, u dënua menjëherë nga mbikëqyrësit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Amnesty International denoncoi vendimin, duke thënë se një gjë e tillë ekspozon një "fushatë të pamëshirshme" nga autoritetet në Bahrejn "për të zhdukur mospajtimet".