Policia saudite plagos disa civilë në Katif
Korrik 11, 2017 20:06 Europe/Tirane
Një oficer i policisë saudite dhe dy civilë janë plagosur pas të shtënave në Provincën Lindore të pasur me naftë në Mbretërinë Saudite, ku regjimi i Rijadit ka nisur një goditje të rëndë kundër popullsisë muslimane shiite.
Policia tha se plagosjet ndodhën në dy incidente të veçanta në rajonin Katif të populluar nga shiitët. Të shtunën vonë, një oficer u plagos kur persona të panjohur të armatosur hapën zjarr në makinën e tij ndërsa po voziste nëpër një zonë bujqësore. Incidenti i dytë përfshiu dy civilë meshkuj, të moshës 30 dhe 50 vjeç, të cilët u shtruan në spital me plagë të marra nga armë zjarri në qytetin Katif të provincës Avamije.
Tags