Xhaberi Ansari takohet me kryeministrin e Sirisë
Husejn Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, të mërkurën zhvilloi një takim me Imad Khamis, kryeministrin e Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Xhaberi Ansari i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Siri, ka zhvilluar një takim me Imad Khamis, kryeministrin e Sirisë me të cilin ka biseduar në lidhje me zhvillimet në rajon dhe në Siri, si dhe për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Sirisë. Kryeministri i Sirisë në këtë takim vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj qeverisë dhe popullit të Sirisë në luftën kundër terrorizmit. Imad Khamis gjithashtu tha se marrëdhëniet e forta të Iranit dhe Sirisë në fusha të ndryshme janë pengesë e pathyeshme përball komploteve të cilat kanë për qëllim thyerjen e boshtit e rezistencës kundër Izraelit. Xhaberi Ansari të martën në mbrëmje ka shkuar në Siri për të marrë pjesë në takimin e pestë të komisionit të përbashkët politik të Iranit dhe Sirisë për shqyrtimin e zhvillimeve më të fundit në rajon dhe bashkëpunimeve mes Damaskut dhe Teheranit.