Arabia Saudite vazhdon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55906-arabia_saudite_vazhdon_përpjekjet_për_normalizimin_e_marrëdhënieve_me_izraelin
Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, duke u mbështetur në këshilltarët e tij medial, është afruar më shumë pranë politikave të Amerikës dhe me mbështetjen e Uashingtonit, synon të normalizojë përfundimisht marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Izraelin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2017 03:59 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vazhdon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, duke u mbështetur në këshilltarët e tij medial, është afruar më shumë pranë politikave të Amerikës dhe me mbështetjen e Uashingtonit, synon të normalizojë përfundimisht marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Izraelin.

Faqja informative "Al-Vakt" të shtunën në një artikull të saj, ka shkruar se vendet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik sidomos Arabia Saudite, synojnë t'i bëjnë mediale kontaktet dhe takimet e tyre me funksionarët izraelitë dhe të zhvillojnë bisedime të hapura me funksionarët e regjimit sionist. Faqja informative "Al-Vakt" në vazhdim të këtij artikulli ka thënë se çështja e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin e Izraelit, sot është bërë e hapur më shumë se kurrë. Në këtë artikull gjithashtu thuhet: "Një shembull i qartë i marrëdhënieve miqësore dhe të afërta të Arabisë Saudite me regjimin sionist, është edhe toni i butë dhe elastik i deklaratave të sauditëve ndaj Izraelit në lidhje me mbylljen e xhamisë Aksa dhe kjo tregon neglizhencën e Riadit ndaj çështjes së Palestinës". Ndërkohë Thamer Al-Sobhan, ministri këshilltar i Arabisë Saudite për çështje të vendeve arabe të Gjirit Persik, së fundi në krahasimin e armiqësisë ndaj Izraelit me armiqësinë ndaj Katarit, ka deklaruar se Doha është shumë më e urryer se sa Tel Avivi.