Sot mban fjalim Sejed Hasan Nasrullah
Sot Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut do të mbajë një fjalim kushtuar zhvillimeve më të rëndësishme në Liban dhe në rajon.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës, fjalimi i sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut do të transmetohet në orën 20:30 sipas orës lokale. Në këtë fjalim Hasan Nasrullah do të flasë mbi operacionin në rajonin Arsal dhe avancimin e forcave të Hezbullahut në lindje të Libanit në luftën kundër terroristëve, si dhe do të flasë mbi deklaratat e Donald Trump rreth Hezbullahut. Donald Trump në një takim me Saad Haririn, kryeministrin e Libanit, është munduar të imponojë idenë se Hezbullahu është kërcënim për Libanin dhe rajonin e Lindjes së Mesme.