Protesta e popullit bahrejnas në rajone të ndryshme të Bahrejnit
Populli bahrejnas ka organizuar sot protesta në rajone të ndryshme të Bahrejnit, për të kundërshtuar politikat e regjimit Al Khalifa.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, banorët e rajoneve të ndryshme të Bahrejnit me organizimin e protestave, përveçse njoftuar për solidaritetin me të burgosurit politikë , kanë theksuar edhe mbi vazhdimin e revolucionit bahrejnas dhe kundërshtimin e politikave të regjimit Al Khalifa. Pjesëmarrësit në këto protesta në duar mbanin parulla ku kërkonin lirimin e të burgosurve politikë si dhe dënonin veprimet shtypëse të regjimit Al Khalifa kundër opozitarëve revolucionarë. Sipas këtij raporti, ushtarët e regjimit Al Khalifa duke sulmuar protestuesit në qytezën Al Meamir, kanë gjuajtur me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Agjencia e lajmeve Bahrejn Aljum ka njoftuar se pas kalimit të një jave të arrestimit të Mohamed Ibrahim Abdul Xhebar dhe Ahmed Mansur Nasif, dy të rinj shiitë bahrejnas, ka njoftuar: Ndaj këtyre dy të burgosurve po ushtrohet dhunë dhe tortura. Ushtarët e regjimit Al Khalifa të shtunën e kaluar kanë sulmuar shtëpitë e tyre në qytetin Beni Xhomre.