Ushtria siriane dëbon ISIS-in nga qyteti Sukhna
Korrik 28, 2017 16:28 Europe/Tirane
Një grup monitoruesish ndërkombëtare thotë se forcat qeveritare siriane kanë arritur në qytetin e fundit të mbajtur nga terroristët e ISIS në rrugën për në qytetin lindor të Dejr ul Zur në Siri
. I ashtuquajturit Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i lidhur me grupet opozitare siriane me bazë në Londër, tha të premten se trupat e ushtrisë siriane janë në periferi të qytetit Sukhna, rreth 70 kilometra në veri-lindje të qytetit të lashtë Palmira. Qyteti Dejr ul Zur është nën rrethim të ISIS që nga fillimi i 2015, kur militantët filluan një ofensivë, duke kapur qytetin Palmira në provincën Homs, ndërsa tani është ndërprerë një linjë e fuqishme e furnizimit për terroristët.
Tags