ISIS burgos familjet e 40 pjesëtarëve të këtij grupi terrorist
Korrik 29, 2017 14:47 Europe/Tirane
Një burim lokal në provincën Kirkuk, ka thënë se liderët e grupit terrorist ISIS kanë burgosur familjet e pjesëtarëve të këtij grupi në rajonin Khavixhe që gjendet në jugperëndim të kësaj province.
Sipas agjencisë së lajmeve Parstoday, një burim lokal në provincën Kirkuk, ka thënë se liderët e grupit terrorist ISIS kanë burgosur familjet e pjesëtarëve të këtij grupi në rajonin Khavixhe në jugperëndim të kësaj province. Ky burim ka shtuar se familjet e 40 pjesëtarëve të ISIS në Khavixhe janë burgosur për shkak të mosmarrëveshjeve midis liderëve të këtij grupi terrorist. Po ashtu mësohet se dhjetëra familjarë të pjesëtarëve të ISIS anë zhdukur në Diale të Khavixhes.
Tags