Vajzat dhe gratë izedi, pjesë e të ardhurave të ISIS
Gusht 01, 2017 15:27 Europe/Tirane
Një pjesëtar i grupit terrorist ISIS i arrestuar nga forcat irakiane, gjatë një seance gjyqësore kundër tij ka pranuar se 4 vajza të komunitetit izedi i ka shfrytëzuar si mjet për sjelljen e të ardhurave.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, një pjesëtar i ISIS para gjykatësit irakian ka rrëfyer në lidhje me përdhunimin e katër grave, vrasjen e disa njerëzve dhe disa veprave tjera kriminale. Ndërkaq dje, një aktivist i të drejtave të izedive në Irak i cili ndihmon në gjetjen dhe shpëtimin e grave dhe vajzave të komunitetit izedi të zëna rob nga terroristët e ISIS, ka thënë se deri më tani janë shpëtuar 1700 gra të këtij komuniteti, që mbaheshin në Raka të Sirisë.
Tags