Vdes nëna e ISIS
Një grua irakiane e cila ishte emëruar si “nëna e ISIS”, me rrëzimin e murit të një shtëpie të uzurpuar në Tel Afar, në perëndim të Ninvas, ka humbur jetën.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar kanalin televiziv Al Alam, “nëna e ISIS” e cila ishte mbi 70 vjeç, i kishte të gjithë bijtë e saj pjesëtarë të grupit terrorist ISIS, të cilët kishin uzurpuar një shtëpi në Tel Afar dhe jetonin në atë shtëpi, por me shembjen e njërit prej mureve të kësaj shtëpie, ajo ka humbur jetën. “Nëna e ISIS” kërcënonte fqinjët e saj se, nëse bëjnë ndonjë gabim, bijtë e saj do të vinin dhe do t’i vrisnin ata. Djemtë e saj kanë marrë pjesë në ekzekutimin e shumë njerëzve të pafajshëm dhe kanë qenë të përfshirë në operacionet e grupit terrorist ISIS në provincën Ninva gjatë viteve të fundit. Qyteti Tel Afar që gjendet në provincën Ninva dhe që nga viti 2014 është pushtuar nga ISIS. Ushtria irakiane është duke u përgatitur për çlirimin e Tel Afarit dhe rajoneve tjera që kanë mbetur nën kontrollin e grupit terrorist ISIS.