Përsëriten pretendimet boshe të autoriteteve bahrejnase kundër Iranit
Ministri i Brendshëm i Bahrejnit ka akuzuar vazhdimisht Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme të Bahrejnit që nga fillimi i trazirave në Bahrejn.
Ministri i brendshëm i Bahrejnit me pretendime të pabaza dhe që kanë për qëllim vetëm për të mbuluar krimet e Al-Khalifa kundër popullit të Bahrainit, pretendoi se Irani po kontrabandon armë dhe eksploziv në Bahrejn dhe trajnon disa bahrejnas për përdorimin e armëve dhe eksplozivëve brenda në vend. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit Behram Kasemi ka mohuar përpjekjet e zyrtarëve të sigurimit të Bahrejnit për të lidhur çështjet e brendshme të këtij vendi me Republikën Islamike të Iranit, duke theksuar se të tilla pretendime bëhen për të mbuluar problemet e brendshme të Bahrejnit. Kasemi shtoi se regjimi i Bahrejnit duhet tu përgjigjet rekomandimeve të përsëritura të bashkësisë ndërkombëtare për të filluar negociatat me udhëheqësit e opozitës, në vend që të hedhë vazhdimisht akuza kundër fqinjëve. Bahrejni por përjeton një revolucion popullor kundër regjimit Al Khalifa që nga 14 shkurti 2011. Bahrejnasit kërkojnë liri, drejtësi dhe eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e pushtetit në vendin e tyre me votën e popullit, por regjimi Al Khalifa, me ndihmën e forcave ushtarake dhe sigurisë së regjimit Saudit ka ndërmarrë një valë të gjerë për shtypjen e protestave popullore në vend.