Ushtria amerikane sulmon forcën popullore irakiane Hashd al-Sha’abi
Ketaeb al-Shohada, pjesë e grupit të forcave popullore irakaine Hash al-Sha’abi, është qëlluar dhe sulmuar nga ushtria amerikane në vijën kufitare mes Irakut dhe Sirisë.
Pas këtij sulmi shumë pjesëtarë të këtij grupi janë vrarë dhe plagosur dhe Amerika ka pretenduar se ka sulmuar pozicionet e ISIS. Grupi në fjalë paralajmëroi amerikanët për pasojat e sulmeve, njoftoi agjencia IRNA e lajmeve. Sipas një deklarate të këtij grupi të rezistencës islame që luajti një rol të madh në luftën kundër ISIS në Irak, amerikanët përdorën municione inteligjente në sulme, duke pretenduar se po sulmonin pozicionet e ISIS. Ketaeb al-Shohada theksoi se forcat amerikane ishin përgjegjëse për sulmet dhe deklaruan se ata nuk do të heshtin dhe do t'i përgjigjen ushtrisë amerikane. Forcat Ketaeb al-Shohada janë aktualisht përgjegjës për garantimin e kufirit irakian me Sirinë dhe parandalimin e lëvizjes së grupit terrorist ISIS në të dy anët e kufirit.