Sukseset e ushtrisë siriane në rajone të ndryshme të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56930-sukseset_e_ushtrisë_siriane_në_rajone_të_ndryshme_të_sirisë
Avionët luftarakë të ushtrisë siriane kanë sulmuar persona të armatosur të lidhur me grupin terrorist ISIS, duke shkatërruar municionin e tyre në afërsi të qytetit Palmira.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2017 16:28 Europe/Tirane
  • Sukseset e ushtrisë siriane në rajone të ndryshme të Sirisë

Avionët luftarakë të ushtrisë siriane kanë sulmuar persona të armatosur të lidhur me grupin terrorist ISIS, duke shkatërruar municionin e tyre në afërsi të qytetit Palmira.

Sipas kanalit televiziv Al Khaberie, burime ushtarake në Siri kanë njoftuar se forcat ajrore të këtij vendi kanë shkatërruar një depo armatimi , tre ndërtesa dhe disa makina dhe kamionë që i përkisnin grupit terrorist ISIS në rajonet në afërsi të provincës Homs në kufi me Irakun. Po ashtu, Ushtria siriane në përleshje me terroristët ka avancuar shumë në pastrimin dhe çlirimin e rajonit Ein Turma. Ushtria siriane ka vrarë me dhjetëra terroristët të Frontit Nusra në rajonin Ein Turma.