Sukseset e ushtrisë siriane në rajone të ndryshme të Sirisë
Gusht 09, 2017 16:28 Europe/Tirane
Avionët luftarakë të ushtrisë siriane kanë sulmuar persona të armatosur të lidhur me grupin terrorist ISIS, duke shkatërruar municionin e tyre në afërsi të qytetit Palmira.
Sipas kanalit televiziv Al Khaberie, burime ushtarake në Siri kanë njoftuar se forcat ajrore të këtij vendi kanë shkatërruar një depo armatimi , tre ndërtesa dhe disa makina dhe kamionë që i përkisnin grupit terrorist ISIS në rajonet në afërsi të provincës Homs në kufi me Irakun. Po ashtu, Ushtria siriane në përleshje me terroristët ka avancuar shumë në pastrimin dhe çlirimin e rajonit Ein Turma. Ushtria siriane ka vrarë me dhjetëra terroristët të Frontit Nusra në rajonin Ein Turma.
Tags