Tubimi i popullit bahrejnas në mbështetje të sheik Isa Kasem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57120-tubimi_i_popullit_bahrejnas_në_mbështetje_të_sheik_isa_kasem
Populli bahrejnas edhe njëherë është ngritur në mbështetje të sheik Isa Kasem, klerik i lartë në Bahrejn.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 13, 2017 08:06 Europe/Tirane
  • Tubimi i popullit bahrejnas në mbështetje të sheik Isa Kasem

Populli bahrejnas edhe njëherë është ngritur në mbështetje të sheik Isa Kasem, klerik i lartë në Bahrejn.

Kanali Press TV njofton se banorët e fshatrave në veri të Bahrejnit u ngritën për të mbajtur një demonstratë në shenjë proteste kundër dhunës së vazhdueshme që ushtrohet ndaj  sheik Isa Kasem dhe duke rrethuar rajonin Deraz, kanë lëshuar slogane kundër regjimit Al Khalifa. Forcat e regjimit Khalifa për të shpërndarë demonstruesit kanë përdorur gaz lotsjellës. Gjykata bahrejnase më 21 Maj 2017 ka dënuar sheik Isa Kasem nënë akuzën e pastrimit të parave dhe kundërshtimit të regjimit Al Khalif. Gjykata i hoqi atij shtetësinë i dha një vit dënim me burg dhe gjobë prej100 milion dinarë Bahrejnit (265 milionë dollarë Amerikës). Nga sulmet e  forcave të sigurisë dhe ushtarake të regjimit Al Khalifa ndaj rajonit Deraz dhe përkrahësve të sheik Isa Kasem, deri tani shumë persona janë vrarë, shumë të tjerë janë plagosur dhe me qindra janë arrestuar. Bahrejn nga shkurt i vitit 2011është bërë arenë e  protestave paqësore kundër regjimit Al Khalifa. Bahrejnasit bëjnë thirrje për liri, drejtësi, eliminimin e diskriminimit dhe ardhjen në pushtet të një shteti me votën e popullit.