Sulm terrorist në Damask, tetë të vrarë dhe të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57566-sulm_terrorist_në_damask_tetë_të_vrarë_dhe_të_plagosur
Të paktën tetë vetë u vranë dhe u plagosën në një sulm me mortaja sot (e diel) pranë hyrjes së ekspozitës ndërkombëtare të Damaskut në kryeqytetin sirian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2017 16:50 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist në Damask, tetë të vrarë dhe të plagosur

Të paktën tetë vetë u vranë dhe u plagosën në një sulm me mortaja sot (e diel) pranë hyrjes së ekspozitës ndërkombëtare të Damaskut në kryeqytetin sirian.

Kanali televiziv Al Khaberie ka raportuar se në këtë sulm me mortaja nga terroristët e ISIS të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Panairi Ndërkombëtar i 58-të i Damaskut u hap më 17 gusht në prani të përfaqësuesve të 43 vendeve pas një ndërprerje shtatëvjeçare. Në këtë ekspozitë dhjetëditëshe,  kanë marrë pjesë rreth 300 biznesmenë nga vendet arabe dhe vende të tjera. Sipas ekspertëve, mirëpritja mbresëlënëse e vendit në ekspozitë reflekton fundin e krizës së luftës në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.