Ansarullah: Populli jemenas nuk i beson OKB-së
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57886-ansarullah_populli_jemenas_nuk_i_beson_okb_së
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në Jemen, duke kritikuar Kombet e Bashkuara për krimet e regjimit saudit, tha se populli jemenas nuk mund t'i besojë kësaj organizate.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2017 15:55 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Populli jemenas nuk i beson OKB-së

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në Jemen, duke kritikuar Kombet e Bashkuara për krimet e regjimit saudit, tha se populli jemenas nuk mund t'i besojë kësaj organizate.

Mohamed Abdul Salam iu përgjigj ofensivës së fundit të sauditëve dhe aleatëve të tyre në Sana, duke thënë se Kombet e Bashkuara janë përgjegjëse për vrasjet e vazhdueshme të qytetarëve jemenas, duke lënë pas dore krimet e koalicionit të udhëhequr nga Sauditët, njofton agjencia e lajmeve Fars. Avionët sauditë vranë 46 civilë dhe plagosën dhjetëra të tjerë të mërkurën në një sulm ajror në një konvikt në qytezën Arhab në provincën Sana. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 46 personave të vdekur dhe 70 të plagosur pas këtij sulmi ushtarak të Arabisë Saudite. Avionët sauditë gjithashtu kanë sulmuar rajonin Bani Siah në provincën Saade në veri të Jemenit duke lënë të vrarë një grua dhe 2 fëmijë. Vlen të theksohet se regjimi Al Saud i Arabisë Saudite prej marsit 2015, i mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe të rajonit, ka nisur agresionin kundër Jemenit duke lënë të vrarë dhe të plagosur me mijëra civilë jemenas.