Damasku: Siria nuk ka armë kimike
Qeveria e Sirisë në përgjigje ndaj pretendimeve të komitetit hetimor të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë së Sirisë, deklaroi se Damasku nuk posedon armë të tilla.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hussam Eddin Ala, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në selinë e OKB në Gjenevë, të premten me anë të një mesazhi dërguar kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB, theksoi se Damasku nuk ka armë kimike dhe përdorimi i armëve kimike është krim. Hussam Eddin Ala në përgjigje ndaj raportit të komitetit hetimor të OKB në të cilin qeveria e Sirisë është akuzuar për përdorimin e armëve kimike, deklaroi: "Këto akuza janë politike dhe nuk kanë kurrfarë baze". Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në selinë e OKB në Gjenevë shtoi: "Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të qeverisë së Damaskut për rezultatin e veprimeve të devijuara të komitetit hetimor të OKB, ky komitet përsëri vazhdon akuzat dhe komentimet e pavërteta të tij kundër Sirisë". Vlen të theksohet se në sulmin kimik të dyshuar që ndodhi më 4 prill në rajonin Khan Shejkhun në jug të Idlibit të Sirisë, janë vrarë mbi 100 persona dhe janë plagosur rreth 400 të tjerë. Pas këtij sulmi të dyshuar, boshti perëndimor dhe arab mbështetës të terroristëve me në krye Amerikën, ka bërë përpjekje të gjera për ta bërë fajtore qeverinë e Damaskut për këtë sulm, por Damasku në mënyrë të prerë ka hedhur poshtë këto akuza.