Vazhdojnë krimet e regjimit al-Khalifa në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58719-vazhdojnë_krimet_e_regjimit_al_khalifa_në_bahrejn
Regjimi al-Khalifa i Bahrejnit vazhdon të ushtrojë dhunë ndaj popullit të vet edhe pse ky popull kërkon eliminimin e diskriminimit, zgjedhjet demokratike dhe eliminimin e korrupsionit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 10, 2017 07:30 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e regjimit al-Khalifa në Bahrejn

Regjimi al-Khalifa i Bahrejnit vazhdon të ushtrojë dhunë ndaj popullit të vet edhe pse ky popull kërkon eliminimin e diskriminimit, zgjedhjet demokratike dhe eliminimin e korrupsionit.

Mirëpo me gjithë krimet që regjimi al-Khalifa kryen ndaj popullit të tij, vende të tilla si Amerika, duke mbyllur sytë ndaj këtyre krimeve, nënshkruajnë kontrata për shitjen e armëve regjimit të Bahrejnit. Pentagoni njoftoi shitjen e armatimeve amerikane me vlerë 3.8 miliard dollarë për Bahrejnin. Armatimet amerikane përbëhen nga disa avionë F-16, raketa dhe skafe të kontrollit detar. Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Amerika do t’i shesë Bahrejnit 19 avionë të tipit F-16, dy skafe 35 metrash të pajisur me armatime ushtarake dhe 221 raketa anti-tank të kompanisë Raytheon. Donald Trump, presidenti i Amerikës, gjatë takimit të fundit të tij me mbretin e Bahrejnit kishte premtuar përmirësimin e marrëdhënieve mes Amerikës dhe Bahrejnit. Vlen të theksohet se populli bahrejnas është ngritur në protesta për liri, drejtësi, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit, mirëpo regjimi i Al Khalifa i Bahrejnit i mbështetur nga Amerika dhe nga aleatët e tij si Arabia Saudite, kërkesave të popullit u është përgjigjur me dhunën e ushtruar nga forcat ushtarake të mbështetur nga forcat e “Mburojës së ishullit”. Situata e krijuar pas protestave popullore në Bahrejn, e ka detyruar regjimin al-Khalifa që për të garantuar sigurinë e tij politike dhe qëndrimin në pushtet, të varet nga mbështetja politike dhe ushtarake e vendeve të tilla si Amerika dhe Arabia Saudite. Ndërkohë vendet perëndimore që pretendojnë se mbrojnë demokracinë, sa u përket vendeve arabe në Gjirin Persik, veprojnë sipas interesave të tyre edhe pse këto interesa mund të konsiderohen shkelje e të drejtave të njeriut pasi mbështetja politike dhe ushtarake dhe diplomatike për regjimin al-Khalifa do të thotë vazhdim i shtypjes së popullit bahrejnas nga ky regjim. Përvec kësaj ekzistenca e bazave ushtarake të Amerikës në rajon dhe sidomos ajo e Amerikës në Bahrejn, ndalon publikimin e krimeve të al-Khalifa në mediat perëndimore dhe ndërkombëtare. Bahrejni dhe Amerika në vitin 1971 nënshkruan një marrëveshje për dislokimin e trupave ushtarake amerikane në Bahrejn dhe ngritjen e një baze të madhe prej 40 km2. Që nga viti 1993 në Bahrejn u dislokua edhe komanda ushtarake amerikane për rajonin. Më tutje Bahrejni në vitin 1995 zyrtarisht ka pranuar futjen e flotës së 5-të amerikane në territorin e tij. Marrëdhëniet e qeverisë së Manamasë me Uashingtonin gjatë 2 dekadave të fundit, tregojnë për faktin se Bahrejni për Amerikën është një bazë për veprimet ushtarake dhe politike dhe ndërhyrjet e saj në rajon. Për këtë arsye lëvizja e protestave popullore në Bahrejn, u gjakos nga dhuna e regjimit al-Khalifa me mbështetjen ushtarake dhe politike të Arabisë Saudite dhe Amerikës. Zhvillimet në Bahrejn tregojnë se regjimi al-Khalifa është një regjim i karakterit despotik, shkelës i të drejtave të njeriut, diskriminues dhe racist, regjim që veprimet e tij i vazhdon me mbështetjen e gjerë të Amerikës dhe Arabisë Saudite.