Qindra nxënës bahrjenas nëpër burgjet e regjimit Al Khalifa
Me fillimin e vitit të ri shkollor në Bahrejn, mbi 200 nxënës bahrejnas gjenden nëpër burgjet e regjimit Al Khalifa.
Sipas agjencisë së lajmeve Rasa, Ahmed Al Safar, aktivist i të drejtave të njeriut në Bahrejn, duke theksuar mbi lirimin e nxënësve të këtij vendi nga burgjet e regjimit Al Khalifa, ka thënë: Privimi i këtyre nxënësve që të jenë të pranishëm në shkolla për arsye politike është i papranuar. Al Safar po ashtu duke shprehur shqetësim mbi transferimin e një numëri të të burgosurve që kishin hyrë në grevë urie në afërsi të ndërtesës së menaxhmentit të burgut po ashtu privimi i tyre nga të gjitha të drejtat e tyre, ka shtuar: Këta të burgosur janë pricuar nga kontakti me të afërmit e tyre dhe janë të pranishëm nëpër tenda të cilat monitorohen nga forcat anti-shok. Ueb sajti informativ Bahrejn Aljum ka njoftuar për pjesmëarrjen e liderëve opozitarë në grevën e urisë së të burgosurve politikë në burgun e Qendrës "Xhu" në Bahrejn. Kjo ndodhi pasi trupat e regjimit Al Khalifa sulmuan burgun dhe detyruan grevistët për të ngrënë. Sipas këtij raporti, tre nga të burgosurit u plagosën si rezultat i sulmit dhe autoritetet e burgut nuk i lejuan ata të trajtohen në spitale. Sipas grevistëve, përfundimi i grevës do të ndodh vetëm pas një takimi me praninë e Kryqit të Kuq dhe vëzhguesve të tjerë të OKB. Bahrjeni që nga muaji shkurt i vitit 2011 është përfshirë nga protestat masive popullore kundrë regjimit Al Khalifa.