Largimi i Hezbollahut nga Siria pas përfundimit të misionit të tij
Zyrtarët të Hezbollahut të Libanit njoftuan misionin e tyre në Siri për të neutralizuar planin e ndarjes së Sirisë nga boshti i rezistencës.
Zyrtarët e Hezbollahut këmbëngulin se Hezbollahu i Libanit nuk ka shkuar në Siri për vendosje të përhershme, por synimi i tij në Siri është që të përballet me planin e ndarjes së Sirisë nga boshti i rezistencës, ndërsa largimi do të ndodhë atëherë kur do të realizohet misioni i kësaj lëvizje. Zyrtarët e Hezbollahut thonë se Hezbollahu i Libanit është bërë një forcë e fuqishme rajonale pas përfshirjes në luftën e Sirisë dhe Irakut, roli i të cilëve nuk kufizohet vetëm në një konfrontim me armikun sionist në Libanin jugor. Hezbollah, për herë të parë që nga themelimi i tij, ka krijuar drejtpërdrejt lidhje me mijëra forca me Sirinë, Irakun, Afganistanin, Pakistanin dhe vendet e tjera dhe këto forca mund të jenë mbështetës të vërtetë të Hezbollahut për t'u përballur me ndonjë sulm të sionistëve në të ardhmen.