Bahrejni: Koha për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59373-bahrejni_koha_për_të_normalizuar_marrëdhëniet_me_izraelin
Mbreti i Bahrejnit Hamed bin Isa Al Khalifa ka bërë thirrje për t'i dhënë fund bojkotit arab të Izraelit, disa ditë pasi kryeministri izraelit tha se marrëdhëniet me botën arabe janë më të mira se kurrë më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2017 06:03 Europe/Tirane
  • Bahrejni: Koha për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin

Mbreti i Bahrejnit Hamed bin Isa Al Khalifa ka bërë thirrje për t'i dhënë fund bojkotit arab të Izraelit, disa ditë pasi kryeministri izraelit tha se marrëdhëniet me botën arabe janë më të mira se kurrë më parë.

Sipas mediave izraelite, mbreti Hamad i bëri këto deklarata në një aktivitet të organizuar nga grupi pro-izraelit 'Simon Wiesenthal ' në Los Angeles, duke bërë thirrje për krijimin e lidhjeve diplomatike me regjimin izraelit.

Mbreti Hamad i tha gjithashtu drejtorit të 'Simon Wiesenthal Center' Rabi Abraham Cooper se shtetasit e Bahrejnit janë të lirë të vizitojnë Izraelin ashtu sic ata dëshirojnë. Qëndrimi i tij ndaj Izraelit u mirëprit nga drejtori i qendrës izraelite, i cili e përshëndeti monarkun dhe e quajti "të zgjuar".

"Nëse doja të parashikoja, do t'ju thoja se marrëdhëniet e botës arabe me shtetin e Izraelit do të ndryshojnë në mënyrë dramatike ... Kjo është një darkë që është organizuar nga një organizatë hebraike që askush nuk do të thotë nuk është aq pro- Izraelite", shtoi Cooper.

Cooper dhe partneri i tij Marvin Hier u takuan me mbretin Hamed në këtë Ascociacion dhe diskutuan mbi hapjen e një muzeu për tolerancën fetare në kryeqytetin e Bahrejnit Manama në fund të vitit.

Ndryshimi i qëndrimit vjen pak javë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i përshkroi marrëdhëniet me botën arabe më të mira se kurrë më parë.

"Ajo që po ndodh tani me shtetet arabe nuk ka ndodhur kurrë në historinë tonë - edhe kur kemi nënshkruar marrëveshje", tha Netanjahu. "Ajo që kemi tani është më e madhe se çdo gjë tjetër gjatë çdo periudhe tjetër në historinë e Izraelit".

Javën e kaluar u raportua për zhvillimin e një takimi të fshehtë midis një zyrtari mbretëror të lartë saudit me një funksionarë të Izraelit në Tel Aviv gjatë, emailet e publikuara në Qershor  të ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe Jusef Al Otaiba, dëshmuanse Abu Dhabi kishte krijuar lidhje sekrete me fondacionin pro-Izraelit për Mbrojtjen e Demokracive (FDD).

Vitin e kaluar, ka qarkulluar në mediat sociale një video e një ceremonie që shënonte festën e Hanukës hebraike, e pritur nga Bahrejni, , duke treguar meshkujt bahrejnias me veshje lokale 'kaffiyeh' që merrnin pjesë në këtë festë dhe kërcenin me çifutët ortodoksë. Videoja u dënua nga lëvizja palestineze Hamas që i kërkoi Bahrejnit t'i japë fund lëvizjes drejt normalizimit të lidhjeve me Izraelin.

Rreth 600,000 izraelitë jetojnë në mbi 230 vendbanime të paligjshme të ndërtuara që nga pushtimi i territorit palestinez të Bregut Perëndimor dhe Kodsin Lindor. Tel Avivi ka sfiduar thirrjet ndërkombëtare për të ndaluar aktivitetet e tij të ndërtimit në territoret e pushtuara palestineze.

Regjimi ka akuzuar grupet e të drejtave të njeriut se po kontribuojnë në lëvizjen botërore anti-izraelite. Lëviza për sanksionimin e Izraelit u iniciua në 2005 nga më shumë se 170 organizata palestineze të cilat bëjnë përpjekje për "forma të ndryshme të sanksionimit kundër Izraelit derisa të përmbush detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar".

Sanksionimi i Izraelit u miratua edhe nga Liga Arabe dhe shtetet anëtare të saj dhe i ndalon të gjitha marrëdhëniet midis kombeve arabe dhe Izraelit.

Mijëra vullnetarë në mbarë botën janë bashkuar me këtë lëvizje për të ndihmuar në nxitjen e çështjes palestinez për t'i dhënë fund pushtimit dhe shtypjes izraelite. Ato përfshijnë sindikatat ndërkombëtare, OJQ-të, iniciativa, shoqëri akademike dhe afariste, sindikata dhe figura kulturore.

Vitin e kaluar, regjimi i ndau 32 milionë dollarë për të luftuar këtë lëvizje. Ky regjim gjithashtu ka ndaluar këdo i cili mbështetë lëvizjen të hyjë në territoret e pushtuara nga Izraeli.