Amerikanët shpëtojnë ministrin e naftës të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59775-amerikanët_shpëtojnë_ministrin_e_naftës_të_isis
Abu Valid Al Tunesi, përgjegjës për çështjet e naftës në grupin terrorist ISIS, disa ditë më parë ka ikur në zonat që janë  nën kontrollin e mercenarëve kurdë të Amerikës në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2017 12:33 Europe/Tirane
  • Amerikanët shpëtojnë ministrin e naftës të ISIS

Abu Valid Al Tunesi, përgjegjës për çështjet e naftës në grupin terrorist ISIS, disa ditë më parë ka ikur në zonat që janë  nën kontrollin e mercenarëve kurdë të Amerikës në veri të Sirisë.

Në të njëjtën kohë me disfatat e njëpasnjëshme të ISIS në Siri dhe Irak, burimet mediatike të lidhura me opozitën siriane kanë raportuar për ikjen e ministrit të naftës të ISIS. Sipas raportit, Abu Valid Al Tunesi,  u largua disa ditë më parë në zonat nën kontrollin e militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në Sirinë veriore. Vlen të theksohet se Abu Valid Al Tunesi është një zyrtar i lartë i ISIS nga i cili mund të nxirren informacione shumë të rëndësishme në lidhje me financimin, partnerët dhe klientët e naftës të ISIS në tregun e zi ndërkombëtar.