Mbyllja e kufijve dhe sfida gjeopolitike e Kurdistanit të Irakut
(last modified Mon, 25 Sep 2017 17:22:30 GMT )
Shtator 25, 2017 19:22 Europe/Tirane
  • Mbyllja e kufijve dhe sfida gjeopolitike e Kurdistanit të Irakut

Përpara se të niste votimi për referendumin për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku, kryeministri irakian Heidar  Abadi urdhëroi rajonin kurd të dorëzojë vendkalimet kufitare dhe aeroportet, e u bëri thirrje vendeve të tjera që të mos importojnë naftë nga kurdët.

Edhe Turqia dhe Irani kanë mbyllur kalimet kufitare me rajonin e Kurdistanit dhe kanë ndalur cdo fluturim të linjave ajrore në hapësirën ajrore të Kurdistanit të Irakut. Zëdhënësi i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, të dielën deklaroi: "Me kërkesë të qeverisë qendrore të Irakut, janë ndërprerë të gjitha fluturimet nga Irani në drejtim të aeroporteve të qyteteve Sulejmanije dhe Rrbil si dhe janë ndërprerë fluturimet tranzit nga rajoni i Kurdistanit nëpërmjet hapësirës ajrore të Iranit. Qeveria qendrore e Irakut, Irani, Turqia dhe OKB-ja e kanë kundërshtuar referendumin duke nënvizuar se ai do të shmangë vëmendjen nga lufta kundër ISIS-it dhe mund të destabilizojë rajonin. Bagdadi zyrtar ka kërcënuar të ndërhyjë ushtarakisht nëse votimi çon vendin në dhunë. Edhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka kërcënuar se Turqia do të ndërhyjë me ushtri nëse dhunohen të drejtat e minoritetit turk në zonën autonome të Kurdistanit. Ushtria irakiane ka filluar stërvitje madhore ushtarake me ushtrinë turke përgjatë kufirit të përbashkët pasi një referendum shumë i diskutueshëm mbi pavarësinë u mbajt në rajonin kurd të Irakut në kundërshtim të hapur me qeverinë qendrore në Bagdad. Edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar zonën autonome të Kurdistanit në Irak, se një natë ushtria turke mund t’u “shkojë befas” nëse vazhdojnë me planin e tyre për të shpallur pavarësinë pas referendumit. “Askush të mos presë nga ne se do të qëndrojmë symbyllur ndaj krijimit të një zone të re krizash dhe konfliktesh menjëherë pranë kufirit tonë, në gjatësi prej 350 kilometrash. Qëndrimi ynë lidhur me këtë është i qartë. Referendumin që po mbahet edhe krahas kësaj dhe në kundërshtim me ligjin në Irak, ne e konsiderojmë të pavlefshëm dhe jolegjitim, pa marrë parasysh rezultatet“, tha Erdogan. Ai ka shtuar se aktualisht kishte bllokuar çdo hyrje nga zona e Kurdistanit në Turqi, ndërsa brenda kësaj jave mund të mbyllet komplet kufiri. Zona autonome e Kurdistanit  shet çdo ditë 300 mijë fuçi naftë nëpërmjet Turqisë dhe Erdogan kërcënoi se kjo mund të marrë fund. “Ne kemi rubinetin. Në momentin që e mbyllim, mbaron ajo punë”, tha Erdogan. Presidenti turk tha se pavarësinë e Kurdistanit nuk e mbështet asnjë shtet tjetër përveç Izraelit. Presidenti turk tha se Ankaraja do të ndërhynte edhe në Irak ashtu siç kishte ndërhyrë në Siri për të pastruar kufirin nga terroristët e ISIS. Edhe Forcat tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kanë filluar manovra të gjera ushtarake në zonën jugperëndimore të vendit pranë kufirit me rajonin e Kurdistanit të Irakut. Manovrat e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit po zhvillohen me pjesëmarrjen e njësive të artilerisë së rëndë në rajonet përreth provincës së Azerbajxhanit Perëndimor, në veriperëndim të Iranit dhe sipas funksionarëve të lartë ushtarakë iranianë, këto manovra përcjellin mesazhin se Irani nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon integritetin territorial të Irakut dhe që rrezikon të destabilizojë të gjitha vendet e rajonit.

 

Tags