Al Zamili: Të gjithë zyrtarët pjesëmarrës të referendumit do të shkarkohen
Shtator 26, 2017 15:56 Europe/Tirane
Kryetari i komisionit të sigurisë dhe mbrojtjes në parlamentin irakian njoftoi se të gjithë zyrtarët e qeverisë dhe të sigurisë që marrin pjesë në referendumin mbi pavarësinë e Rajonit të Kurdistanit do të pushohen nga puna.
Sipas kanalit Al Mejadin, Kryetari i komisionit të sigurisë dhe mbrojtjes në parlamentin irakian, Hakem Al Zamili, njoftoi hapat e rinj kundër referendumit mbi pavarësinë e rajonit kurd. Sipas këtij raporti, Al Zamili në këtë drejtim deklaroi se të gjithë zyrtarët e qeverisë dhe të sigurisë që marrin pjesë në referendumin mbi pavarësinë e rajonit të Kurdistanit do të pushohen nga puna.