Babai martirizohet, në ato momente i lind fëmija
Tetor 04, 2017 11:03 Europe/Tirane
Martirizimi i Ibrahim Sabiti, luftëtar i Hezbullahut në luftën kundër grupeve terroriste në Siri u karakterizua me lindjen e vajzës së tij në po të njëjtën kohë kur ai ra dëshmor dhe një informacion i tilli është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, të martën është martirizuar luftëtari i Hezbullahut Ibrahim Sabiti në luftën kundër terroristëve në Siri dhe menjëherë pas martirizimit të tij ka lindur vajza e tij në një fshat në jug të Libanit. Familja e dëshmorit e ka pagëzuar vajzën Sobhi, sepse ishte amanet i babait të saj. Kjo ngjarje është shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale në Liban.
Tags