Nasrullah: Amerika nuk lejon zhdukjen e ISIS-it
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan që grupi terrorist ISIS të shkatërrohet dhe përpiqet t'u japë ndihmë terroristëve takfiristë nëpërmjet bazave të saj në Siri.
Sejed Hasan Nasrullah e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në një ceremoni të mbajtur në qytetin al-Ain në rajonin e verior Bekaa për të përkujtuar dy anëtarë të martirizuar të lëvizjes së rezistencës. "Janë vetëm Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk lejojnë që ISIS të asgjësohet tërësisht", tha Nasrullah në fjalimin e tij. Udhëheqësi i Hezbollahut shtoi se SHBA po ndihmonte ISIS-in përmes bazës së tyre në qytetin sirian Rakah dhe gjithashtu përmes një baze amerikane në kufirin e Sirisë me Jordaninë, ku trajnohen terroristët e ISIS. "Forcat ajrore amerikane nuk lejojnë që ushtria siriane dhe grupet e rezistencës të përparojnë drejt pozicioneve të pushtuara nga ISIS," shtoi ai. Duke theksuar nevojën për të vazhduar luftën kundër ISIS-it pavarësisht nga përpjekjet e bëra nga SHBA, Nasrullah tha: "Nëse nuk e vazhdojmë luftën kundër ISIS-it, grupi takfirist do të godasë përsëri dhe do të rifillojë fushatën e tij të masakrës dhe terrorit". Nasrullah theksoi se ISIS do të kthehej në të gjitha zonat që kishte humbur nëse ndalet lufta kundër këtij grupi , sepse ISIS është si një kancer malinj, i cili duhet të çrrënjoset. Nasrullah deklaroi se SHBA nuk donin që ushtria libaneze të luftonte me ISIS-in në ato zona, të cilat ishin okupuar nga grupi takfirist dhe për të arritur këtë qëllim, madje ia ndaloi ndihmën e saj ushtrisë libaneze për një periudhë kohore.