Pretendimet e ministrit të jashtëm të Bahrejnit kundër marrëveshjes bërthamore
Ministri i jashtëm i Bahrejnit duke iu bashkuar veprimeve të qeverisë amerikane për prishjen e marrëveshjes bërthamore ka pretenduar se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 është drejt shkatërrimit.
Khaled Bin Ahmed Bin Muhamed Al Khalifa, ministër i jashtëm i Bahrejnit duke reaguar ndaj deklaratës së Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, ka thënë se koha e marrëveshjes bërthamore ka përfunduar dhe për këtë arsye Amerika synon daljen nga kjo marrëveshje. Ministri i jashtëm i Bahrejnit ndër të tjera pretendoi se Irani është një vend kërcënues dhe sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut mbështet Iranin. Vendet arabe të gjirit Persik, parashtrojnë akuza të pabaza kundër Iranit në një kohë kur ata kanë kryer krime lufte në Jemen dhe kanë përhapur terrorizmin takfirist në rajon. Përveç kësaj vende të tilla si Bahrejni, parashtrojnë akuza të tilla për të mbuluar veprimet e tyre në shtypjen e popullit.