Sulmohet zyra e partisë “Thirrja Islame” në Kirkuk të Irakut
(last modified Tue, 10 Oct 2017 11:45:23 GMT )
Tetor 10, 2017 13:45 Europe/Tirane
  • Sulmohet zyra e partisë “Thirrja Islame” në Kirkuk të Irakut

Zyra e partisë “Thirrja Islame” në qytetin e Kirkukut në veri të Irakut, është sulmuar nga disa persona të panjohur.

Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se burimet e sigurisë së Irakut kanë deklaruar se zyra e  partisë “Thirrja Islame” në lagjen 90 të rajonit Al-Khadra’e në qendër të Kirkukut është sulmuar me bombë molotov nga sulmues të armatosur. Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Ndërkohë burimet irakiane kanë njoftuar se forcat popullore të Irakut gjatë një operacioni në rajonin Xhebal Makhul në provincën Salahudin të Irakut kanë vrarë mbi 10 terroristë të grupit takfirist ISIS të cilët ishin strehuar në një tunel nëntokësor.