Kërkesa për lirimin e fëmijëve nga burgjet e Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61277-kërkesa_për_lirimin_e_fëmijëve_nga_burgjet_e_bahrejnit
Qendra ndërkombëtare për mbrojtjen e liruarve dhe të drejtave të fëmijëve a kërkuar lirimin e fëmijëve që mbahen në burgjet e regjimit Al Khalifa në Bahrejn.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2017 07:28 Europe/Tirane
  • Kërkesa për lirimin e fëmijëve nga burgjet e Bahrejnit

Qendra ndërkombëtare për mbrojtjen e liruarve dhe të drejtave të fëmijëve a kërkuar lirimin e fëmijëve që mbahen në burgjet e regjimit Al Khalifa në Bahrejn.

Pas arrestimit të 3 fëmijëve në një sulm të forcave bahrejnase ditët e fundit, qendra për mbrojtjen e fëmijëve, lirive dhe të të drejtave të tyre ka kërkuar edhe një herë që të mbështeten fëmijët në Bahrejn.  Gjithashtu lëvizja Demokratike dhe e të drejtave të njeriut në Bahrejn njoftoi shtimin e arrestimeve dhe torturimin e fëmijëve në burgjet e këtij vendi. Lëvizja demokracia dhe të drejtat e njeriut në Bahrejn, pasi vuri në dukje se një numër i madh adoleshentës mbahen në burgjet e regjimit al Khalifa deklaroi: autoritetet e regjimit al-Khalifa përkundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, u ka hequr të drejtat fëmijëve bahrejnas. Kjo lëvizje thotë se në burgjet e regjimit al-Khalifa mbahen të burgosur fëmijë të moshës nga 5 deri në 18 vjeç dhe shton: këta fëmijë mbahen në burg në kohën kur ndaj tyre nuk ka asnjë akuzë. Këta fëmijë janë të privuar gjithashtu nga arsimimi. Në burgjet e regjimit al-Khalifa në Bahrejn gjenden më shumë se 200 nxënës të burgosur.