Çlirohet qyteti strategjik Mejadin
(last modified Sat, 14 Oct 2017 17:11:07 GMT )
Tetor 14, 2017 19:11 Europe/Tirane
  • Çlirohet qyteti strategjik Mejadin

Forcat e ushtrisë siriane, të mbështetur nga luftëtarë të aleatëve nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë çliruar qytetin strategjik lindor Mejadin nga pushtimi i terroristëve të ISIS, ndërsa vazhdojnë goditjet e forta ndaj terroristëve në krahinën lindore Deir al-Zur.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA duke cituar një burim ushtarak, raportoi: "Njësitë e forcave tona të armatosura, në bashkëpunim me forcat aleate, kanë rifituar kontrollin e qytetit të Mejadin në Deir al-Zur, duke vrarë një numër të madh terroristësh dhe duke shkatërruar armët e tyre". "Njësitë tona po ndjekin pjesët e mbetura të ISIS që iknin nga qyteti në mes të konfuzionit të madh në radhët e tyre dhe njësitë e xhenios po heqin minat dhe eksplozivët e vendosura nga terroristët në rrugët dhe sheshet e qytetit", shtoi burimi. Humbja e Mejadinit, që ndodhet rreth 44 kilometra në juglindje të Deir al-Zurit, është e fundit në një seri goditjesh ndaj terroristëve të ISIS, të cilët janë në prag të humbjes së Rakas, kryeqytetit të tyre në Siri.

 

Tags