Forcat al-Khalifa të Bahrejnit rrëmbejnë 18 shtetas bahrejnas
Lëvizja për të drejtat e njeriut në Bahrejn, njoftoi rrëmbimin e 18 shtetasve bahrejnas nga forcat e regjimit al-Khalifa.
Në njoftimin e lëshuar nga lëvizja për të drejtat e njeriut në Bahrejn thuhet se personat në fjalë janë rrëmbyer në disa sulme të forcave al-Khalifa në 5 zona të Bahrejnit. Organizata e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut ka kritikuar ashpër veprimet jo njerëzore dhe hakmarrëse të autoriteteve të regjimit Al Khalifa kundër anëtarëve të familjeve të aktivistëve bahrejnas. Lëvizja e Drejtave të Njeriut me anë të një deklarate vuri në dukje arrestimin e anëtarëve të familjes së Al-Sejed Al-Vadi, aktivistit bahrejnas për të drejtat e njeriut nga ana e autoriteteve të regjimit Al Khalifa dhe ka deklaruar se autoritetet e regjimit Al Khalifa për të ndaluar aktivitetin e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe për t'i detyruar ata që të dorëzohen, po arrestojnë anëtarët e familjeve të tyre. Ndërkohë Erig Goldeshten, zv/shefi i zyrës për Lindjen e Mesme në lëvizjen për të drejtat e njeriut në Bahrejn, deklaroi se kërcënimi dhe krijimi i problemeve për familjen e Al-Vadi bëhet në kuadër të politikave shtypëse dhe me qëllim që të ndalohet veprimtaria e tij, prandaj ka kërkuar nga autoritetet e regjimit Al Khalifa që në vend të këtyre veprimeve, të mënjanojë rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Bahrejn.