Helikopterët ushtarak të Irakut hyjnë në Kirkuk
(last modified Sun, 15 Oct 2017 12:00:19 GMT )
Tetor 15, 2017 14:00 Europe/Tirane
  • Helikopterët ushtarak të Irakut hyjnë në Kirkuk

Pas kundërshtimit të forcave kurde Puishmarga të Irakut për tu tërhequr nga Kirkuku në veri të Irakut, burimet informative të dielën në mëngjes njoftuan për hyrjen e 15 helikopterëve ushtarak të forcave të qeverisë qendrore të Irakut në qytetin Kirkuk.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Sejrevan Barzani, komandanti i forcave Pishmarga të rajonit të Kurdistanit të Irakut, ditën e kaluar, deklaroi: "Forcat Pishmarga janë në gjendje gatishmërie dhe nuk tërhiqen nga Kirkuku. Forcat kurde Pishmarga gjithashtu duke kundërshtuar ultimatumin dhe paralajmërimet e Bagdadit për tu tërhequr nga zonat naftore në jug të Kirkukut dhe kanë forcuar kapacitetet e tyre raketore dhe mbrojtëse në këtë qytet. Forcat e ushtrisë së Irakut të premten me qëllim të dislokimit në rajonet jashtë kufijve të rajonit të Kurdistanit që ndodhen nën kontrollin e forcave Pishmarga, kanë hyrë në disa rajone në jug të Kirkukut dhe kanë hequr flamurin e Kuristanit dhe kanë vendosur flamurin e Irakut në këto zona. Kirkuku është një prej rajoneve më të rëndësishme për kontrollin e të cilit ekzistojnë mosmarrëveshje të mëdha mes qeverisë qendrore të Irakut dhe rajonit të Kurdistanit. Kohë më parë Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, me pretekst të përballjes me atë që ai e quajti kërcënim të forcave Hashd Sha'bi kundër referendumit për pavarësinë e Kurdistanit, ka dërguar forcat Pishmarga dhe forcat militante të PKK në provincën Kirkuk të rajonit Kurdistan.