Irani dhe Turqia forcojnë marrëdhëniet ekonomike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61670-irani_dhe_turqia_forcojnë_marrëdhëniet_ekonomike
Is'hak Xhehangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, duke folur për përpjekjet e Teheranit dhe Ankarasë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, deklaroi se të dy vendet kanë hartuar programet për arritjen e shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve deri në 30 miliardë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2017 12:17 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia forcojnë marrëdhëniet ekonomike

Is'hak Xhehangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, duke folur për përpjekjet e Teheranit dhe Ankarasë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, deklaroi se të dy vendet kanë hartuar programet për arritjen e shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve deri në 30 miliardë dollarë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is'hak Xhehangiri të enjten në Ankara në konferencën për shtyp të përbashkët me Binali Jëlldërëm, kryeministrin e Turqisë, deklaroi: "Ne besojmë se kriza e Irakut mund të zgjidhet me bashkëpunimin e tre vendeve Iranit, Turqisë dhe Irakut dhe në lidhje me Sirinë gjithashtu procesi i bisedimeve të Astanasë vërteton bashkëpunimin e përbashkët me Ankarasë dhe Teheranit.  Në këtë takim që kemi zhvilluar sot, gjithashtu janë shqyrtuar edhe çështje të tjera si ajo e Palestinës dhe përsëri është theksuar se populli i Palestinës do të arrijë të gjitha të drejtat e tij, ndërsa është theksuar edhe zgjidhja e krizës së myslimanëve Rohingia në Mianmar dhe ndërprerja e vrasjes së tyre",- shtoi ndër të tjera z. Is'hak Xhehangiri. Ndërkohë Binali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë, në këtë konferencë për shtyp deklaroi: "Përdorimi i monedhës kombëtare në shkëmbimet tregtare me Iranin, është hapi i parë drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare mes të dy vendeve në të ardhmen". Autoritetet e Iranit dhe të Turqisë gjatë punimeve të këtij takimi gjithashtu kanë nënshkruar edhe 2 dokumente për bashkëpunim në fushën e ambientit në selinë e kryeministrisë së Turqisë.