Komandanti i forcave Peshmerga kërkon ndërhyrjen e Ajetollah Sistanit
(last modified Sun, 22 Oct 2017 07:04:43 GMT )
Tetor 22, 2017 09:04 Europe/Tirane
  • Komandanti i forcave Peshmerga kërkon ndërhyrjen e Ajetollah Sistanit

Pas përleshjeve të ashpra mes forcave peshmerga dhe forcave qeveritare të Irakut, komandanti i forcave peshmerga në një letër drejtuar Ajetollah Sistanit, klerikut të njohur shiit irakian, prej tij ka kërkuar të ndërhyjë për të ndërprerë gjakderdhjen në vend.

Sirevan Barzani, nipi i Masud Barzani njëkohësisht komandant i forcave peshmerga të Irakut, ditën e shtunë në një letër drejtuar klerikut të njohur shiit të Irakut Ajetollah Sistani, prej tij kërkoi të ndërhyjë për të penguar gjakderdhjen dhe për të parandaluar prishjen e lidhjeve historike mes shiitëve dhe kurdëve. Kërkesa e Sirevan Barzanit drejtuar Ajetollah Sistanit, është parashtruar në kohën kur që nga organizimi i referendumit të jashtëligjshëm në rajonin e Kurdistanit, përfaqësuesi i Ajetollah Sistanit në këtë rajon dhe në qytetin Naxhaf disa herë ka theksuar se refuzohet çdo lëvizje separatiste dhe ndarëse dhe gjithashtu ka kërkuar që mosmarrëveshjet të zgjidhen në bazë të kushtetutës dhe nëpërmjet bisedimeve mes krerëve të Kurdistanit dhe të qeverisë qendrore të Irakut. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ditën e dielë të javës së kaluar me përfundimin e ultimatumit 72 orësh për tërheqjen e forcave peshmerga nga provinca Kirkuk, duke u mbështetur në përgjegjësitë kushtetuese të tij dhe në bazë të vendimit të parlamentit dhe gjykatës federale të Irakut, dha urdhër për nisjen e operacionit për largimin e forcave peshmerga nga provinca Kirkuk dhe për marrjen e fushave të naftës së këtij rajoni. Ditën e hënë forcat irakian arritën të marrin kontrollin e provincës Kirkuk. Kryeministri Ebadi u ka dhënë urdhër forcave irakiane që të evitojnë sa më shumë numrin e viktimave në radhët e civilëve gjatë operacionit për marrjen e provincës Kirkuk. Ndërkohë forcat peshmerga të varur nga Masud Barzani kishin deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqeshin nga provinca Kirkuk. Forcat peshmerga kanë vënë nën kontroll rajonin Kirkuk në qershor të vitit 2014 menjëherë pas trazirave të krijuara në Irak pas sulmit të grupit terrorist ISIS. Në këtë mënyrë këto forca morën nën kontroll burimet e naftës së kësaj province. Prania e jashtëligjshme e forcave peshmerga në rajonin Kirkuk dhe organizimi i referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku, i shtoi akoma më shumë tensionet mes qeverisë së Bagdadit dhe Erbilit qendër e rajonit Kurdistan në Irak. Referendumi për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku u organizua më 25 shtator vetëm për ambiciet e Masud Barzanit, pasi ky referendum është kundërshtuar si nga qeveria qendrore ashtu edhe nga vendet e tjera të botës. OKB, vendet evropiane, vendet rajonale dhe Amerika kanë dënuar vendimin e Masud Barzanit për organizimin e referendumit dhe kanë kërkuar ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetin e Irakut.

 


 

Tags