Bahrejnasit protestojnë në mbështetje të sheik Isa Kasem
Nëntor 01, 2017 04:42 Europe/Tirane
Bahrejnasit janë ngritur në protesta në mbështetje të sheik Isa Kasem një prej klerikëve të njohur revolucionar i cili mbahet i burgosur nga regjimi al-Khalifa.
Sipas një njoftimi të agjencisë Rasa të lajmeve, pjesëmarrësit në këto protesta përveçse kanë shprehur mbështetjen e për sheik Isa Kasem, kanë dënuar heqjen e shtetësisë së 10 shtetasve bahrejnas si dhe kanë kërkuar lirimin e të burgosurve politikë që mbahen në burgjet e regjimit al-Khalifa. Vlen të theksohet se Bahrejnit përballet me protesta popullore që prej vitit 2011, ku populli kërkon liri, demokraci, zgjedhjen e shtetit me votën e popullit dhe eliminimin e diskriminimit.
Tags