Në Bejrut filloi takimi i dijetarëve fetarë të Rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62057-në_bejrut_filloi_takimi_i_dijetarëve_fetarë_të_rezistencës
Takimi i dytë i dijetarëve të Rezistencës filloi në përvjetorin e publikimit të deklaratës së Balfurit, në Bejrut të Libanit me fjalimin e Shejkh Maher Hamud.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2017 11:31 Europe/Tirane
  • Në Bejrut filloi takimi i dijetarëve fetarë të Rezistencës

Takimi i dytë i dijetarëve të Rezistencës filloi në përvjetorin e publikimit të deklaratës së Balfurit, në Bejrut të Libanit me fjalimin e Shejkh Maher Hamud.

Motoja e këtij takimi është "Premtimi i Zotit". Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se takimi i dytë ndërkombëtar i Unionit të Dijetarëve Fetarë të Rezistencës filloi punimet e tij në pallatin e UNESCO-s ë Bejrut të Libanit, në të cilin po marrin pjesë mbi 700 dijetarë dhe mendimtarë nga 80 vende të botës islame. Në fillim të këtij takimi, Shejkh Maher Hamud, sekretari i përgjithshëm i Unionit të Dijetarëve Fetar të Rezistencës, në një fjalim të shkurt, deklaroi: "Izraelitët më shumë ne myslimanët, besojnë në shkatërrimin e tyre". Ai në vazhdim theksoi rolin e pashoq të dijetarëve dhe mendimtarëve në forcimin e prirjeve drejt Rezistencës dhe përkushtimin ndaj çështjes së Palestinës. Shejkh Maher Hamud tha: "Ashtu sikur që rezistenca fitoi në Liban dhe në Gaza, të gjitha komplotet kundër frontit të rezistencës do të dështojnë. Rezistenca do të qëndrojë dhe populli që mbështetë atë, do ta mbrojë rezistencën".