Vazhdojnë polemikat e Arabisë Saudite kundër Iranit
Përfaqësuesi i Arabisë saudite në OKB ditën e mërkurë në një letër drejtuar KS të OKB ka pretenduar se sulmi me raketa i Jemenit kundër aeroportit Mbreti Khaled në Riad është kryer me raketa të prodhuara nga Irani.
Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, ditën e martë pretendoi se Irani është implikuar në sulmin me raketa të lëvizjes Ansarullah të Jemenit kundër Arabisë Saudite. Arabia Saudite, me dritën jeshile të Amerikës dhe e mbështetur nga disa regjime arabe të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Ky agresion ka lënë më shumë se 13 mijë civilë të vrarë, me mijëra të plagosur, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka detyruar me milion jemenas të evakuohen. Forcat e ushtrisë së Jemenit dhe ato popullore në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, kanë lëshuar një raketë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar Mbreti Khaled në Riad. Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite ka pretenduar se Irani është implikuar në pajisjen e lëvizjes Ansarullah me raketa. Duke reaguar ndaj pretendimeve të Arabisë Saudite kundër Iranit, autoritetet iraniane kanë thënë se pretendimet se gjoja Irani ka dërguar armatime dhe raketa për Jemenin, janë pretendime të pabaza.